Lajme
Itali, Gjykata Kushtetuese vendos: Fëmija të mbajë mbiemrin e të dy prindërve
Demokracia
18:16 | 27 Prill 2022

Share:

Të gjitha rregullat që automatikisht atribuojnë vetëm mbiemrin e babait në lidhje me fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese dhe fëmijët e birësuar janë të paligjshme.

Kështu vendosi të mërkurën Gjykata Kushtetuese në Itali me një vendim që përcakton se është diksriminues dhe dëmtues rregulli që automatikisht cakton mbiemrin e babait për identitetin e fëmijës, raporton corriere.it

Në këtë rast vendoset që fëmija të marrë mbiemrin e të dy prindërve në rendin e rënë dakord, përveçse nëse prindërit vendosin me marrëveshje të ndërsjellë, t’i atribuojnë vetëm mbiemrin e njërit prej të dyve”

Sipas Gjykatës, në vazhdën e parimit të barazisë dhe në interes të fëmijës, të dy prindërit duhet të jenë në gjendje të ndajnë zgjedhjen e mbiemrit të tij, i cili është një element themelor i identitetit personal.

I takon ligjvënësit të rregullojë të gjitha aspektet që lidhen me këtë vendim.

Çështja u ngrit nga një familje e re me tre vëllezër e motra, i pari i regjistruar me mbiemrin e nënës dhe i treti i regjistruar automatikisht me mbiemrin e babait sepse ai lindi pas martesës mes dy prindërve.

Dy prindërit do të donin ta regjistronin fëmijën e tretë me mbiemrin e nënës – për t’i bërë të gjithë njësoj – por zyrat e bashkisë kundërshtuan dhe magjistratët në shkallë të parë ranë dakord me Bashkinë.

Gjykata e Apelit e Potenzës e paraqiti çështjen në Këshill në nëntor të vitit të kaluar, duke e deklaruar “relevante dhe jo haptazi të pabazuar” çështjen e legjitimitetit kushtetues të rregullave për këtë çështje, të ngritur nga avokatët Domenico Pittella dhe Giampaolo Brienza, të cilët komentuan: “Rezultat historik; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mbiemrin e fëmijës paraqet një revolucion të vogël”.

Në Kuvend janë depozituar pesë projektligje të cilat parashikojnë se me një marrëveshje midis prindërve ekziston mundësia e zgjedhjes së vendosjes së një mbiemri të vetëm, atë të babait ose nënës ose të dy mbiemrat sipas një rebdi të rënë dakord.

Në rast konflikti mes prindërve, një nga hipotezat është se mbiemri i dyfishtë i atribuohet sipas rendit alfabetik.

Një nga projektligjet është ai i Partisë Demokratike i depozituar në Senat dhe kryetarja e grupit Simona Malpezzi i kërkoi “presidentit të Komisionit të Drejtësisë Andrea Ostellari të bëjë çmos që dispozita të miratohet shpejt dhe në përputhje të plotë me dispozitat e Gjykatës”.

Senatorja e Italisë Vica Donatella Conzatti komentoi si më poshtë: “Është për të ardhur keq që Parlamenti u dogj me kalimin e kohës nga Gjykata Kushtetuese. Tani le të veprojmë shpejt. Biografitë dhe historitë e grave kalojnë nëpër emrat e nënave”

Të ngjashme