Sport
Isufi zbulon momentin më të veçantë të tij në derbin Drita – Gjilani
Demokracia
16:49 | 09 Mars 2022

Share:

Të enjten do të zhvillohet derbi ma i madh në Kosovë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Përveq triumfit në derbi, nuk pranohet asnjë opsion tjetër nga tifozët e dy skuadrave pavarësisht gjithçkaje.

Këtë më së miri e dëshmojnë trajnerët, futbollistët dhe personat e tjerë që kanë marrë pjesë në fushën e lojës në këtë derbi lokal.

Njëri nga ata që ishte pjesë e derbit mes Dritës dhe Gjilanit për disa vite ishte edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi.

Isufi, trajneri që i solli titullin e dytë në histori Dritës (2018) pas një pritje 15-vjeçare, vlerësoi derbin gjilanas duke thënë se në këtë sfidë nuk ka kalkulime, ngase secila nga skuadrat hyn për të triumfuar.

“Derbi është më shumë se një finale”, ish-protagonistët e sfidës Drita – Gjilani rrëfejnë momentet e veçanta

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit është ndeshje që nuk ka kalkulime. Secila skuadër hyn për të fituar derbin, sidomos në këtë edicion ku janë të dy ekipet duke garuar për titull të kampionit dhe kjo e bën edhe më të veçantë”, deklaroi trajneri Bekim Isufi të mërkurën për Demokracia.com.

Isufi që ishte pjesë e “bardhekaltërve” edhe si futbollist gjatë edicioneve të largëta, tregoi momentin më të veçantë për të.

Kujtesa ka shumë në lidhje me derbin dhe gjithmonë e them se është fitim i Kupës së Kosovë në finale kundër Gjilanit (2000/01, 1:1 – 6:5 pen). Ajo është më e veçanta për shkak se kemi fituar në finale me penallti”, rrëfeu tekniku gjilanas Isufi./Demokracia.com/

Të ngjashme