Sport
Isufi pasi debutoi me barazim me Ballkanin: Pësuam dy gola nga dy gabime, Dukagjini ka ekip cilësore
Demokracia
19:17 | 22 Gusht 2021

Share:

Ballkani e ka nisur me barazim edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

“Portokallezinjtë” barazuan 2-2 në shtëpi me Dukagjinin e Klinës, skuadër kjo që u promovua së fundmi në elitë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ndonëse u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, ai tha se golat e kundërshtarëve ranë nga gabimet e lojtarëve të tij.

“Kemi pritur të kemi vështirësi. Pasi ndeshjet e para dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime. Krijuam dhe ndërtuam raste. Unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, mënyrën e lojës. Nganjëherë fati nuk është me ne. Dukagjini kishte ekip cilësore”, tha Isufi pas ndeshjes për Art Sport.

“Ne do të luajmë për të krijuar rezultate. Ne sot luajtëm futboll ofanziv, krijuam raste por barazuam. Mendoj se duhet të luajmë në dy faza në sulm dhe në mbrojtje”, deklaroi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme