Sport
Isufi: Llapi shfrytëzoi gabimet tona, nuk shënuan gola të ndërtuar
Demokracia
16:14 | 21 Nëntor 2021

Share:

Ballkani ka pësuar humbje të thellë në kuadër të javës së 14-të në Superligë kundër Llapit.

“Portokallezinjtë” nga Suhareka u mposhtën 4-1 nga Llapi në stadiumin e Merdares, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi pas ndeshjes tha se Llapi përfitoi nga disa gabime të futbollistëve të tij në disa situata.

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore”, tha Isufi për Art Sport.

“Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona”.

“Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.

Ballkani bie në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Llapi ngritet në pozitën e katërt me 21 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme