Sport
Isufi: E mundëm Prishtinën më shumë meritë
Demokracia
16:08 | 24 Tetor 2021

Share:

Ballkani e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 11-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll kundër Prishtinës.

“Portokallezinjtë” ndalën pikët e plota në shtëpi falë fitores 2-0 ndaj kryeqytetasve, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi pas ndeshjes duke analizuar ndeshjen ka theksuar se skuadra që ai drejton fitoi me shumë meritë duelin.

“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë”, tha fillimisht Bekim Isufi për Art Sport.

“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar. Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i një lojtari më shumë nuk çon peshë, por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, nënvizoi Isufi. /Demokracia.com

Të ngjashme