Klubi i hendbollit në kategorinë e femrave, Istogu ka fituar për herë të dytë radhazi turneun ndërkombëtar të cilin tradicionalisht e organizon nga viti 2000 KHF Shqiponja nga Gjakova.
Istogu në këtë turne dëshmoi së është skuadër e fortë edhe për skuadrat e shteteve të rajonit pasi të hënën mposhti WHC Cairin nga Maqedonia e Veriut me rezultat 36:29 (19:9), përcjell Demokracia.com.
Kurse, të martën (sot) në ndeshjen finale fitoi ndaj ZRK Niksiqit nga Mali i Zi më rezultat bindës 28:17 (16:7).
Esma Muratoviq u shpall hendbollistja më e mirë e turneut, e ku krahas lojës së mirë të Istogaseve u dallua portierja e Istogut, Blerta Ahmetxhekaj sidomos në ndeshjen finale më gjithësej 15 pritje nga 28 gjuajtjet e hendbollisteve malazeze.
Kupën e fituesit të turneut kapitenes së Istogut Albina Rugova ia dorëzoi Skender Aliaj, kryetari i Shqiponjës. /Demokracia.com