Sport
Istogu i bën “kordonin e nderit” Trepçës ’89 pasi siguruan inkuadrimin në Superligës
Demokracia
14:37 | 24 Prill 2022

Share:

Trepça ’89 është ekipi i parë nga Liga e Parë e Kosovës që ka sigurar inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar edicionin tjetër.

“Minatorët” disa xhiro parafundit siguruan matematikisht titullin në Ligën e Parë dhe njëkohësisht inkuadrimin në elitë, shkruan Demokracia.com.

Një xhiro pasi arritën objektivin, 89-shi luan në shtëpi me Istogun, klubin tjetër nga Liga e Parë.

Këta të fundit kanë respektuar skuadrën mitrovicase duke ua bërë “kordonin e nderit” në shenjë respekti për të arriturën.

Pamjet i ka publikuar vetë klubi i Istogut në faqen zyrtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme