Sport
Istogu e Prishtina takohen në gjysmëfinale
Demokracia
15:35 | 26 Mars 2022

Share:

Istogu e Prishtina do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti i tërhequr të shtunën në FHK ka përcaktuar këtë.

Të dy skuadrat kanë pretendime për trofe dhe me të drejtë pritet ndeshje interesante dhe me rivalitet deri në fund.

Vushtrria është në gjysmëfinalen tjetër, ndërsa takohet me fituesin e ndeshjes Ferizaj – Jusuf Gërvalla. /Demokracia.com

Të ngjashme