Lajme
Istog: Sulmoi me thikë një person, arrestohet i dyshuari
Demokracia
10:22 | 15 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë një person tjetër.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut, dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“VRASJE NË TENTATIVË / Fsh. Banjë, Istog 13.05.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i  njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim  të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Demokracia.com/

Të ngjashme