Sport
Ismet Munishi e nis me fitore aventurën te Gjilani, Drenica barazon me Arbërinë
Demokracia
14:55 | 14 Mars 2021

Share:

Janë mbyllur dy prej tri ndeshjeve të sotme në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Në Gjilan, skuadra e Gjilanit ka qenë nikoqir i Trepçës ’89, ndërkaq në Skënderaj, Drenica është përballur me Arbërinë e Dobrajës, shkruan Demokracia.com.

Ismet Munishi debutoi me fitore si trajner i Gjilanit duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të ngushtë, 2:1.

Gerhard Progni (‘4, ’50) i shënoi dy golat e fitores për Gjilanin në ndeshjen e sotme.

Kurse, për Trepçën ’89 golin e nderit e shënoi Sedat Berisha në minutën e 86-të të ndeshjes.

Nga ana tjetër, ndeshja mes Drenicës dhe Arbërisë së Dobrajës është mbyllur në paqe.

Në stadiumin “Bajram Aliu”, të dyja skuadrat kanë barazuar 1:1.

Eglentin Gjoni (’31) shënoi për Drenicën, kurse Çlirim Koshtanjeva për mysafirët në minutën e 89-të. /Demokracia.com

Të ngjashme