Gjilani ka shkaktuar befasinë më të madhe të javës së pestë në Superligë, pasi u mposht nga Ulpiana.
“Kuqebardhët” ndonëse ishin të parët në avantazh në fund u mundën 2-3 nga Ulpiana e promovuar së fundmi në elitë, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është deklaruar pas humbjes duke përgëzuar futbollistët e tij për angazhim.
“Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, e dhanë maksimumin. U rikthyem në lojë, patëm disa raste edhe pas rezultatit 2:2, por nuk shënuam. Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo ndeshje ka pasur shumë episode. Nuk shënuam dhe pastaj pësuam. Nuk u testu Kastrati në sulm, por është lojtar i mirë në ajër. Ylberi i fitojë duelet e gjatësisë. Fitoni është lojtar i shpejt, arriti të shënoi”, tha Munishi.
“Timonieri” gjilanas pati edhe disa fjalë për kundërshtaren e radhës, Dritën.
“Tash e kemi derbin lokal dhe do të përgatitemi maksimalisht. Për neve do të thotë shumë derbi. Do të kthehen disa futbollistë nga lëndimet. Jam i kënaqur sot edhe me Yll Hoxhën që u rikthye pas lëndimit. Kampionati është i gjatë, do të vazhdojmë”, deklaroi Munishi për Art Sport. /Demokracia.com