Lajme
Ismet Kryeziu për Liburn Aliun: Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje
Demokracia
22:13 | 03 Qershor 2022

Share:

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar paraqitjen e ministrit Liburn Aliu gjatë natës së sotme, duke thënë që njëherë do të duhej të kishte ndërmarrë vendime tjera.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta Nacionale, Kryeziu thotë se ministri Aliu do të duhej të kishte pezulluar këshilltarin e tij e të kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.

Së pari, ai duhet të pezullojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive!

Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Kompania e dajës, Liburn Aliu: Po, e kam takuar në Vetëvendosje Halil Jahajan, është inxhinier

Nushi për ministrin Aliu: Ministri e ka mizën mas veshi

Të ngjashme