Lajme
Ismaili për kryetarin e Kuvendit: I takon partisë së parë, nuk e shoh si problematikë
Demokracia
13:25 | 08 Prill 2025

Share:

Uran Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë që sa më shpejt t’i ketë institucionet e veta.

Ismaili i pyetur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se kjo gjë s’është problematikë dhe se kjo pozitë i takon partisë së parë.

‘‘Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij procesi të stërzgjatur të numërimit të votave. Pas një stërzgjatje të numërimit të votave çdo qytetarë po na pyet se a do të fillojmë sa më shpejt që të kemi institucione të vendit. Besoj që Kuvendi gjithmonë kryetari është zgjedh, mendoj që natyrisht i takon partisë së parë që të krijojë kushtet edhe për votimin e kryetarit edhe për votimet e tjera. Sa i përket ftesës kjo është hipotetike. Mendoj që kryetari i kuvendit do të zgjidhet për aq kohë sa partia e parë e propozon një emër, dhe fillojnë procedurat qysh kanë qenë gjithmonë, nuk e shoh si problematik’’, ka thënë ai.

Të ngjashme