Lajme
Ismaili: LVV në krye me Kurtin ia mbyllën derën festivalit që mbledh rininë e sjell botën në Prishtinë
Demokracia
20:41 | 14 Qershor 2022

Share:

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas anulimit të mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Uran Ismaili, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e dhimbshme dhe e pabesueshme që festivali “Sunny Hill” këtë vit nuk do të mbahet në Kosovë, festivali i cili mban emrin e lagjes ku u rrit Dua Lipa, shkruan Demokracia.com.

Sipas Ismailit, fajtor i vetëm për këtë është Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

“Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit. Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë ato.

Reagimi i plotë i Ismailit, pa ndërhyrje:

E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina.

Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.

Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë.

Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre. /Demokracia.com/

Të ngjashme