Lajme
Ismail Kadare arrin në Panairin e Librit në Prishtinë
Demokracia
13:25 | 06 Qershor 2023

Share:

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, ka mbërritur në Prishtinë ku është mysafir special i Panairit të Librit.

Për ta pritur Kadarenë dolën edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri në 20:00.

Sivjet do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të ketë dy mijë tituj.

Të ngjashme