Lajme
Islamisti radikal me probleme mendore thotë se e theri turistin gjerman në Paris për shkak të vrasjes së palestinezëve
Demokracia
15:13 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Një 26 vjeçar i njohur për autoritetet franceze për islamizëm radikal me probleme të shëndetit mendor goditi me thikë një turist dhe plagosi dy persona të tjerë në qendër të Parisit të shtunën mbrëma përpara se të arrestohej. Prokurorët hapen hetim për një “komplot terrorist” të dyshuar.

Sulmi pranë Kullës Eifel rreth orës 21:00, sipas kohës lokale, gjatë një fundjave të ngarkuar ndodhi në vendin që ka ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë, ndërsa tensionet rriten në sfondin e luftës në Gaza.

Prokurorët e specializuar në incidentet terroriste i thanë AFP-së se kishin hapur një hetim për sulmuesin, i quajtur Armand Rajabpour-Miyandoab, një shtetas francez i lindur në vitin 1997 nga prindër iranianë, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit që kreu me thikë dhe çekiç.

Ai dyshohet për vrasjen e një 23 vjeçari, turist gjerman, shkruan France 24, transmeton Express.

Ai do të hetohet më tej për tentativë vrasjeje ndaj dy të plagosurve, një shtetasi britanik 66-vjeçar dhe një shtetas francez 60-vjeçar, “në lidhje me një komplot terrorist”.

Rajabpour-Miyandoab, i njohur për autoritetet dhe në trajtim për sëmundje mendore, bërtiti “Allahu Akbar” në momentin e sulmit, tha Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në vendin e ngjarjes pranë urës Bir Hakeim mbi lumi Seine.

I dyshuari, i cili jetonte me prindërit e tij në rajonin Essonne në jug të Parisit, i tha policisë se nuk mund të duronte vrasjen e myslimanëve në “Afganistan dhe Palestinë” dhe akuzoi Francën se ishte “bashkëpunëtore e asaj që Izraeli po bën” në Rripin e Gazës”, shtoi Darmanin.

Të ngjashme