Sport
Ishte pritje vëllazërore, Ballkani falënderon tifozët e Shkupit, “Shvercerat”
Demokracia
15:10 | 19 Gusht 2022

Share:

Drejtuesit e skuadrës së Ballkanit kanë falënderuar tifozët e Shkupit “Shvercerat” për pritjen vëllazërore që i bënë mbrëmë në ndeshjen e parë të fazës “Play Off” në Conference League, shkruan Demokracia.com.

Ballkani shënoi fitore me rezultat 2:1 ndërsa animi i tifozëve të Shkupit ishte jashtëzakonisht korrekt.

Sot në faqen e tyre, Ballkani falënderoi tifozerinë e Shkupit, “Shvercerat”, për anim korrekt.

“Faleminderit Shvercerave për anim korrekt, si dhe FC Shkupit për pritje të ngrohtë dhe vëllazërore”, ishte reagimi i klubit kampion të Kosovës. /Demoracia.com

Të ngjashme