Sport
Ishte pjesë e Prishtinës për katër vite, Mankenda emocionon me fjalët lamtumirëse
Demokracia
17:50 | 16 Gusht 2021

Share:

Ishte pjesë e Prishtinës, për katër edicione, por tani nga sot nuk do të jetë pjesë e tyre. Fjala është për Gauthier Mankendën, i cili ka ndarë rrugët me bardhekaltërit.

Anësori me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ka theksuar se ishte nder për të që të mbart ngjyrat bardhëkaltër dhe falënderon me të gjithë ata që ka punuar, e në veçanti “Plisat”.

Ky është postimi i Mankendas në rrjetin social, Facebook:

“Ishte një privilegj të bartja ngjyrat e bardhë e kaltër dhe kujtimet që kam pasur këtu do t’i kujtoj gjithmonë, faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerit, shabit teknik dhe menaxhmentit. Për të gjithë fansat dhe PLISAT, dijeni se do të jem gjithmonë mirënjohës për dashurinë tuaj dhe mbështetjen e palodhur. I uroj klubit të gjithë të mirat”, ka shkruar Mankenda.

Të ngjashme