Sport
“Ishte pak ftohtë” – Nicolas Pepe tregon momentin kur i shkatërroi marrëdhëniet me Artetan
Demokracia
11:54 | 03 Korrik 2023

Share:

Duke folur për Colinterview, Nicolas Pepe ka zbuluar se si janë marrëdhëniet e tij me Mikel Artetën.

Francezi bëri të ditur se ai nuk e kishte besimin e trajnerit spanjoll, mirëpo filloi dalngadalë ta kthente, para se gjërat të bëheshin më keq.

“Unë shënova kundër Sheffield United në Emirates. Besimi filloi të kthehej. Fillova të flisja më mirë, por ishte pak ftohtë”, ka thënë fillimisht Pepe.

“Fillova të flas me agjentë, por nuk u pamë si më parë. Por, u përmirësua. Nuk është e vërtetë që ai më etiketoi (për largim)”.

“Nuk është aspak e vërtetë. Më ka ndihmuar në çdo mënyrë, në planin taktik, për sa i përket inteligjencës së lojës, sepse filozofia e tij kërkon shumë inteligjencë”.

“Ai e dinte se stili im i lojës nuk ishte duke pritur në posedim, por ishte në kundërsulme. Më parë, unë isha pak më i lirë në fushë, ndërsa tani është më e vështirë të lëvizë”, ka shtuar më tej lojtari.

Pas një kohe të vështirë në Francë te Nice, Pepe kthehet në Arsenal me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Të ngjashme