Sport
Ishte i fortë si guri por vdes nga COVID-19: Sportisti i famshëm nuk pranonte vaksinimin
Demokracia
12:14 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Kik-boksieri i famshëm belg ka ndërruar jetë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.

Frederic Sinistra ishte 41 vjeç, ai ishte në formë dhe gjendje të mirë kur u infektua me koronavirus. Simptomat u përkeqësuan papritur dhe ai përfundoi në spital, transmeton Demokracia.com.

Ai ka marrë pneumoni dhe ka postuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin:

– Do të kthehem një mijë herë më i fortë!

Megjithatë, ai vdiq tre ditë pas këtij njoftimi. Trajneri i tij zbuloi se ai ishte një kundërshtar i madh i vaksinimeve dhe masave të qeverisë për të shtypur pandeminë. Ai as nuk ka dashur të qëndrojë në spital, por është larguar nga institucioni me kërkesën e tij për t’u trajtuar i vetëm në shtëpi. /Demokracia.com

Të ngjashme