Sport
Ishte goditur nga tensioni i lartë, Verona tregon gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar
Demokracia
16:53 | 02 Mars 2021

Share:

Klubi italian, Hellas Verona ka dhënë lajme të mira për gjendjen e futbollistit Andrea Gresele.

18-vjeçari ishte goditur nga tensioni i lartë në një stacion treni, derisa kishte thyerje të mëdha në trup, shkruan Demokracia.com.

Ai ishte shtrirë me urgjencë në spital, ku gjendjen e kishte të rënduar.

Tani, klubi italian ka bërë me dije se Gresele është liruar nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fazën e rikuperimit, Gresele do ta vazhdojë në shtëpi. /Demokracia.com

Të ngjashme