Një vajzë e mitur nga Suhareka ka raportuar në polici se bashku me prindin e saj se është dhunuar seksualisht.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Sipas tij e mitura ishte e vetme në shtëpi dhe se dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar.
“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, tha Shaban Osmanollaj.
Sipas Osmanollaj, viktima është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com