Lajme
Ishte duke u trajtuar në QKUK, vdes gruaja që ishte aksidentuar ditë më parë
Demokracia
09:45 | 22 Maj 2023

Share:

Të dielën ka ndërruar jetë një grua e cila ka pasur aksident trafiku më 19.05.2023 në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Polica e Kosovës ka njoftuar se si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor.

“Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë”.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.

Të ngjashme