Sport
Ishin shpresa e mëdha për futbollin anglez por dyshja e talentuar refuzojnë Anglinë dhe zgjodhën atdheun e tyre
Demokracia
15:40 | 16 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Arsenalit, Eddie Nketiah (23) dhe futbollisti i Brighton, Tariq Lamptey (21) kanë hequr dorë nga pritja e thirrjes së kombëtares angleze pasi tashmë kanë vendosur të luajnë për atdheun e tyre – Ganën, raporton Ghanasoccernet, transmeton Demokracia.com.

Ata të dy kaluan në kategoritë e të rinjve të kombëtares angleze, por megjithatë vendosën për vendin e rrënjëve të tyre dhe jo vendin e lindjes.

Ata të dy ishin talente të mëdhenj, veçanërisht Eddie Nketiah. Sulmuesi i Arsenalit ka shënuar 16 gola në 17 paraqitje për kombëtaren U-21, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në histori. Ai nuk luajti për Arsenalin deri në fund të këtij sezoni, por Mikel Arteta i dha besim në tetë xhirot e fundit dhe Nketiah e shpërbleu në atë periudhë me pesë gola dhe një asistim.

Tariq Lamptey luan si mbrojtës i djathtë dhe është nga Akademia e Chelseat. Ai i kaloi tre sezonet e fundit në Brighton, por vetëm vitin e kaluar ai bëri një numër të dukshëm paraqitjesh në Premier League (30) sepse u ballafaqua me disa lëndime. /Demokracia.com

Të ngjashme