Puthja e tyre para kamerës në vitin 2010 hyri në histori si njëra nga më të famshmet në glob.
Iker Casillas pasi fitoi Kupën e Botës me Spanjën, intervistën e parë ia dha gruas së tij, Sara Carboneros, shkruan Demokracia.com.
Pak më shumë se dhjetë vjet nga ai moment, çdo gjë ka ndryshuar.
“Lecurtas” raporton se Sara dhe Iker nuk janë më bashkë.
Madje, raportohet se gazetarja e bukur dhe portieri i famshëm ka disa javë që janë ndarë.
Sara dhe Iker ishin martuar më 20 mars 2016, kanë një vajzë, Martinën dhe një djalë, Lucas. /Demokracia.com