Diaspora
Ishin bashkë në autobus, 18 punëtorë nga Kosova dalin pozitivë me COVID-19 në Austri
Demokracia
10:22 | 14 Prill 2021

Share:

Një grumbull kosovarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 derisa gjendeshin në një autobus në Austrinë Veriore.

Më shumë se gjysma e punëtorëve kosovarë që u shpërndanë në pesë distrikte dolën pozitiv me COVID-19. Mediat raportojnë se në autobus ishin 34 persona dhe 18 prej tyre kanë dalë pozitivë.

“Ata kanë arritur që virusin ta përhapin në të gjithë shtetin, duke krijuar tufa të mëdha të virusit” shkruan media austriake “Kronen Zeitung”, transmeton Demokracia.com.

Përhapja, sipas mediave, thuhet se ka shkuar në zonat: Eferding, Grieskirchen, Ried, Linz, Linz-Land, duke përfshirë edhe pesë objekte shkollore dhe disa biznese ku ata ishin të pranishëm.

 

Të ngjashme