Lajme
Ish-zyrtarja e Vetëvendosjes përfiton nga subvencionet në Komunën e Gjilanit
Demokracia
13:32 | 03 Qershor 2022

Share:

Skandali i komunës së Gjilanit me shpërndarjen e granteve në kulturë po vazhdon ende. Edhe pse fillimisht ky konkurs u anulua për rastet e keqpërdorimeve dhe nepotizmit. Mësohet se edhe në konkursin e ri ka përftues që kanë afërsi me Vetëvendosjen në pushtet.

Në listën e përfituesve të konkursit të ri për subvencione në kulturë në Komunën e Gjilanit, siç merr vesh Gazeta Insajderi, është organizata e ish-zyrtares së VV-së në këtë komunë, Ardiana Halimi.

Lista përfundimtare e përfitueseve të rinj u bë publike disa ditë më parë.

Gazeta Insajderi mëson se Ardiana Halimi, e cila dikur ishte Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan, u shpërblye me subvencionin nga komuna në vlerë prej 2,500.00€ me organizatën Vullnetaret e Qytetit.

Pjesë e përfituesëve nga thirrja publike Insajderi mëson se është dhe Albana Halimi, e cila është motra e Ardiana Halimit, ku fitoi përfitoi 1,000.00€ në emër të projektit: AKEA.

Ardiana Halimi, Albana Halimi

Adriana Halimi, për shumë vite ka qenë Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan, por në vitin 2018 ajo bëri një letër dorëheqje nga kjo pozitë ku tregoi se ishte e zhgënjyer nga Lëvizja Vetëvendosje.

Insajderi, gjatë ditës së djeshme raportoi dhe për “Lirona MVD” e cila në konkursin e parë dështoi të përfitoi me afro 4 mijë euro, por se në thirrjen e fundit publike, të muajit prill ka dal fituese e subvencionit, prej 1 mijë eurosh.

Pavarësisht “parregullsive” siç pretendonte Hyseni “Lirona MVD”, sërish u shpërblye me subvencion veçse vlerë më të ulët.

Të ngjashme