Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se ekziston mundësia e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur rastin e Bansjkës për ta forcuar argumentin e tij.
Hoxha për emisionin “Five”, ka bërë thirrje që të këtë kujdes lidhur me mundësinë e një konflikti të ri.
Tutje, ai ka shtuar se nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i Rusisë.
“Blinken tha se “nuk duhet”, pra nuk tha që nuk do të lejojmë konflikte por “nuk duhet të shohim” kjo është çështje interpretimit që besoj se ka rrezik në vete. Ne e pamë në 24 shtator që bandat paramilitare terroriste serbe hynë në Kosovë dhe e panë e gjithë bota, prandaj rreziku ekziston, unë jam i qartë që Serbia e ka të qartë humbjen nëse ballafaqohet por që veprimet e tyre vendosja e ushtrisë kufi me Kosovën organizimi dhe riorganizimi i grupit të Radojçiqit dhe shtyrja apo shtytja nga ana e Rusisë për të hapur një front të ri ndoshta do ta detyrojnë Serbinë që të ballafaqohet me NATO-n”, ka thënë Hoxha.
“Ndoshta është pazar kusurtitje për ta hequr problemin një herë e përgjithmonë, kjo mund të jetë në analizë ushtarake edhe politike, të ballafaqohet me NATO-n të krijohet një rast i ri një praktik e re të ketë kundërintervenimin e NATO-s ndoshta edhe ta zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen edhe atyre ju ka mbetur barrë por ne nuk e kemi dertin e tyre”, ka deklaruar ai.
Hoxha ka theksuar se ekziston një rrezik, por Kosova është e fortë kur vepron në bashkëpunim me NATO-n.
“Pra po besoj se nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të ri, sepse ne e pamë praktikë më 24 shtator në veri ku ishte çështje e orëve që të përshkallëzohej konflikti dhe atyre iu dështoi plani prandaj nuk hoqën dorë nga plani dhe nuk e dënuan sot e asaj dite. Ekziston rreziku, por ne jemi të fortë kur jemi në koordinim me NATO-n”, ka deklaruar.