Lajme
Ish-zëvendësi i Jack Smith sulmon Trumpin për sanksionet ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Demokracia
09:40 | 15 Prill 2025

Share:

Alex Whiting ishte zëvendës i kryeprokurorit Jack Smith në rastin kundër krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e ish-kryeprokurorit Jack Smith.

Ishin bashkë në ndjekjen penale të presidentit Hashim Thaçi dhe në ndjekjen penale të presidentit të tanishëm të SHBA-së, Donald Trump.

Në nëntor të vitit 2022, Jack Smith dha dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Hagë. Pak kohë më pas edhe Alex Whiting braktisi detyrën nga zyra e Prokurorit të Specializuar. Dytë ishin bashkë kundër Thaçit e dytë po bëheshin bashkë kundë Trumpit.

Pas fitores së Trump, Jack Smith dha dorëheqje. Bashkë me të u largua edhe Alex Whiting.

Së fundmi, Alex Whiting ka publikuar një shkrim ku ka kritikuar ashpër presidentin Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj gjykatës nga Shtetet e Bashkuara, Alex Whiting i përshkruan ato si “të neveritshme dhe një shkelje skandaloze të rregullave të gjykatës”.

Në vazhdim, ai ka thënë se edhe vendet e tjera po humbasin besimin në institucionin e Hagës, me gjasë, duke aluduar kështu edhe në përceptimin e popullit të Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme