Harry Melling, i njohur për rolin e Dudley Dursley në “Harry Potter”, ka bërë një kthesë të guximshme në karrierën e tij me filmin “Pillion”, që u prit me duartrokitje tetë minutëshe në Festivalin e Filmit në Kanë.
Në film, Melling luan Colinin – një burrë i ndrojtur që hyn në një marrëdhënie BDSM me Ray-n, një motoçiklist karizmatik i luajtur nga Alexander Skarsgard.
Filmi eksploron kufijtë emocionalë dhe seksualë të kësaj marrëdhënieje, duke sfiduar normat tradicionale dhe duke trajtuar temën e nënshtrimit dhe fuqisë në mënyrë psikologjikisht të ndërlikuar, shkruan DailyMail.
“Pillion”, i shkruar dhe drejtuar nga Harry Lighton, përmban skena eksplicite seksi, por gjithashtu ka marrë vlerësime për qasjen e tij të thellë dhe artistike.
Kritikët e kanë cilësuar si një debutim të fuqishëm për Lighton dhe një performancë të veçantë nga Melling.
Skarsgard, i njohur për rolet provokative në të kaluarën, përfshirë serialin “True Blood”, ka theksuar shpesh rehatinë e tij në skena nudo dhe përkushtimin ndaj rolit, pavarësisht orientimit seksual të personazheve.
Filmi u duartrokit gjatë në Kanë, duke u bërë një nga momentet më të spikatura të festivalit dhe një hap i rëndësishëm për karrierat e aktorëve që e guxuan këtë histori.