Prania në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë ka kthyer protagonist në mediat ndërkombëtare Jose Mourinho dhe sidomos në Angli, ku ai ka shkruar historinë me klube si Chelsea e Manchester United.
Një ish-futbollist i tij në vitet e arta te Chelseai, sulmuesi Joe Cole, ka kujtuar një histori mjaft interesante me mënyrën se si Mourinho menaxhonte asokohe situata në klub.
“Jose ishte më i miri për t’i ulur hundën një lojtari”, kujton Cole, i cili ka treguar një ngjarje në të cilën kishte qenë vetë dëshmitar në dhomat e zhveshjeve të Chelsea. “Rikarco Carvajo, padyshim një lojtar i madh, kishte një përplasje me Jose rreth një gjëje, nuk luajti dhe pas ndeshjes Jose i tha:
‘Nuk do të kthehesh kurrë më të luash për mua, nuk do të luash kurrë! Jon Terry, numri një, Gallas numri 2, Robert Huth numri 3, i ri, numri katër… nëse vjen magazinieri, luan Mik, para teje!’”, kujtoi Cole fjalët e Mourinhos. “Mik ishte një burrë 50-vjeçar me bark të madh i cili ishte nga Derbi”, shpjegoi duke qeshur ish-futbollisti.
Mourinho dhe Carvajo bënë paqe pas disa vitesh kur iu ritakuan përsëri te Real Madrid dhe së bashku fituan një La Liga, një Kupë Mbreti dhe një SuperKupë Spanje.