Sport
Ish-ylli i Chelseat e mbulon këmbën me tatuazh, ia dedikon golit fantastik që i shënoi Barcelonës
Demokracia
18:12 | 25 Shtator 2022

Share:

Ish-futbollisti i Chelseat, Ramires nuk do ta harrojë kurrë golin fantastik që i shënoi Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Ai ka bërë tatuazh momentin kur e “gjunjëzoi” portierin e katalunasve atë kohë, Victor Valdes.

Ramires kishte paraboluar portierin e atëhershëm, Valdes, gol i rëndësishëm në kualifikimin e Chelseat në finale, për ta fituar më pas trofeun kundër Bayern Munich, shkruan DailyStar, transmeton Demokracia.com.

Ishte viti 2012, ndeshja po luhej në stadiumin “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ramires heshti “Camp Nou”-n me gol në minutat e fundit të pjesës së parë, duke ngushtuar avantazhin e vendasve në 2:1.

Ramires e kishte bërë veten një hero për jetën në perëndim të Londrës, dhe në fund kontribuoi me 34 gola dhe 25 asistime në 251 paraqitje për blutë./Demokracia.com/

Të ngjashme