Lajme
Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen Masakrën e Izbicës: Një person pasi e vranë e shkelën me tanke
Demokracia
18:28 | 28 Mars 2024

Share:

Më 28 mars të vitit 1999 në Izbicë të Skenderajt u bë një nga masakrat më të tmerrshme nga forcat e regjimit të Serbisë në Kosovë.

147 persona të gjithë gra, pleq, fëmijë, u vranë e masakruan nga forcat e Serbisë.

Rrëfimet për këtë masakër çdo herë shfaqin të dhëna që tregojnë mizoritë e kryera në këtë masakër.

Një rrëfim të tillë në Tëvë1 e ka dhënë edhe Arton Hoti ish- luftëtarë i UÇK-së, në Brigadën “Arbe Haliti” tash invalid i luftës.

“Tri ditë pasi është bërë masakra kemi siguruar vendin dhe i kemi varrosur. Në varrim kanë marrë pjesë 80 pjesëtarë të brigadës, por që kanë të angazhuar e tërë brigada për sigurinë. Kemi parë fëmijë gjashtë muaj, Dafina Qela, janë kanë marrë nënës nga duart dhe e kanë djegë në rimorkio të traktorit. Kemi pa njeri pa kokë, pa duar, maskara ka qenë e tmerrshme . Ka pas person që pasi e kanë vra e kanë shkelë me tanke…”, rrëfen ai.

Ai ka treguar se forcat serbe më 31 maj janë kthyer përsëri në fshat dhe i kanë zhvarrosur trupat ku edhe i kanë larguar nga aty, e që edhe sot disa prej tyre nuk janë gjetur.

Të ngjashme