Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila i ka kritikuar veteranët e UÇK-së.
Ai ka kërkuar që shefja e Dhomave të Specializuar të Kosovës të shkojë në pension.
Në profilin e saj në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se Trendafilova nuk është për drejtësi.
“Ec shko më në pension. Nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Klinaku.