Artim Shaqiri prej dje edhe zyrtarisht është trajner i ri i FC Schaffhausen (Challenge League-Liga e dytë) në Zvicër. Lajmi është publikuar edhe në faqen e klubit zvicerian.
48-vjecari ka një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner.
Artim Shaqiri luajti Vardar dhe në liga të ndryshme evropiane si: Halmstad BK (Suedi), TeBe Berlin, Gorica (Slloveni), Malatijaspor (Turqi), CSKA Sofija (Bullgari), u transferua në Ëest Bromëich Albion. Nga Anglia Shaqiri kaloi në Aalborg (Danimarkë) dhe më pas në Vaduz (Lihtenshtejn) përmes Inter Turku (Finlandë). U kthye te Shkëndija, Besa Kavajë dhe Qarabag në Azerbajxhan. Ndërsa, si trajner punoi te Shkëndija e Tetovës, FK Kukësi dhe Flamurtari i Prishtinës. /Demokracia.com