Kuriozitete
Ish-studenti shet për shifrën rekord detyrat e korrigjuara nga Elon Musk
Demokracia
23:15 | 09 Dhjetor 2021

Share:

Shumë studentë kohët e sotme do paguanin, shifra të çmendura që Elon Musk të jepte një opinion për projektet e tyre.

Në vitin 1995 Elon Musk para se të merrte drejtimin, e kompanisë Tesla ishte asistent në Universitetin e Pensilvanisë që korrigjonte detyrat dhe provimet e studentëve.

Në atë kohë ai ishte student në Universitet e Pensilvanisë dhe asistentë i profesorit  Myles Bass.

Detyrat e studentëve që ishin korrigjuar nga krijuesi i kompanisë SpaceX u shitën në ankand për vlerën e 7,753 dollarëve. Një nga ish studentët  Brian Thomas duke ditur vlerën e detyrave të kursit, kontaktoi një firmë ankandesh në qytetin e Bostoni që ka shitur për shifra rekord shkrimet e Albert Einstein dhe Steve Jobs.

Firma shiti kohë më parë një foto me autograf të Elon Musk për shifrën e 1,383 dollarë raporton CNN.

Brian Thomas i gjeti me djalin e tij detyrat në një çantë, që kishte vendosur në garazhdin e shtëpisë pasi po kërkonte për disa libra të kohës së gjimnazit.

Ai tani është konsulent financiar që këshillon investitorë të sektorit të teknologjisë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025