Sport
Ish-sportisti është gjetur i vdekur në Itali, gruaja e tij është e plagosur rëndë dhe është dërguar në spital
Demokracia
18:26 | 17 Korrik 2022

Share:

Sipas mediave britanike, ish-ylli i rugbit Ricky Beebe është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Firence dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Ky informacion u konfirmua nga policia italiane, e cila gjeti në gjendje kritike për jetën edhe bashkëshorten e tij, si dhe janë përgjigjur edhe shërbimet e urgjencës.

Beebe luajti për Wigan Warriors, St Helens, Leigh dhe Wakefield Trinity, dhe ai mbërriti në Firence të premten me gruan e tij.

Hoteli ku ndodhi ky aksident ndodhet shumë pranë Ponte Vecchio dhe stafi nuk ka mundur të japë më shumë informacion për këtë ngjarje.

Të ngjashme