ShowBiz
Ish-shtëpia e Marilyn Monroe është shitur për 88 milionë dollarë
Demokracia
11:02 | 20 Janar 2021

Share:

Shtëpia ku kishte jetuar Marilyn Monroe, në ‘Holmby Hills’ në Los Angeles fillimisht u hodh në treg për 180 milion dollarë në vitin 2017, përpara se të ulej në 115 milion dollarë dhe më në fund u shit për më pak se gjysmën e çmimit fillestar të kërkuar.

Rezidenca u ndërtua në vitin 1935 nga Robert D. Farquhar për Florence dhe Charles Quinn, dhe më pas u shit tek Joseph Schenck, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Rezidenca ikonike – e cila gjithashtu përfshin dy shtëpi roje, një pishinë dhe fontana – ka qenë në treg për më shumë se tre vjet.

Por pasi u ul çmimi i kërkuar, shtëpia më në fund është shitur për 88 milion dollarë./Demokracia.com

Të ngjashme