Lajme
Ish-shefi i NATO-s për Thaçin: Lider gjigant – ndoshta do të kthehet në skenë
Demokracia
23:43 | 16 Qershor 2024

Share:

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në një intervistë për “Kallxo” të dielen, komentoi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili, në sytë e Robertsonit gjithmonë ka pasur cilësi në lidership.

“Kam qenë në promovimin e librit të tij autobiografik, që e pati në Londër. E mbajta një fjalim, ku thashë që ai duhet të shfrytëzojë talentet e tij të lidershipit. Ai ka qenë person i ndërlikuar me cilësi të liderit gjigant. Dhe kushedi ndoshta mund të kthehet në skenë sërish një ditë”, deklaroi Robertson, deri sa foli edhe për ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës.

Të ngjashme