Ish Prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, në një intervistë dhënë për Nacionalen, ne emisionin Ditari i Buzhalës, ka thënë se Gjykata Speciale në fakt po i shërben Serbisë, e se raporti i Dick Martyt ishte bosh.
“Mendoj se gjithçka lidhur me historinë dhomave të specializuara është goxha e pazakontë, dhe dukej kështu prej momentit kur raporti i Martit ishte publikuar.
Pastaj raporti i Williamsonit dhe hetimet dhe pastaj formimi i dhomave të specializuara. Unë shikova të gjitha provat pa ardhur në Kosovë, pa i diskutuar ato me askënd në Kosovë dhe konkludova se raporti i Martyt në esencë ishte bosh. S’kishte asgjë aty.” , a thënë Nice.
Tutje ish-prokurori, duke folur në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se ka prova të mjaftueshme për këtë dhe se Serbia duhet të paditet.
“Sa i përket provave, ka prova të shumëta të gjenocidit në Kosovë. Por, gjenocidi është një krim shumë i vështirë për t’u provuar. Qeveria juaj duhet ta marrë në konsideratë duke sjellë në aplikim ose duke u përpjekur për të sjellë një aplikim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.” – është shprehur Nice.
Kujtojmë se para pak ditësh, deputeti Enver Dugolli, i ka kërkuar Gjykatës Speciale të hetoj krimet në burgun e Dubravës. Kështu duke e “sfiduar” Specialen në atë se është një etnike apo jo.