Lajme
Ish-presidentja e Kosovës kërkon “dënim më tërë forcën e ligjit” për dhunuesit e 11-vjeçares
Demokracia
20:09 | 29 Gusht 2022

Share:

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar me anë të një postimi për rastin e dhunimit të një 11-vjeçare nga pesë burra në Prishtinë.

Jahjaga ka mbetur e shokuar nga ky rast, teksa ka bërë thirrje që organet e drejtësisë duhet t’i dënojnë sulmuesit më të gjithë forcën e ligjit.

“E shokuar nga dhunimi seksual i një vajze 11 vjeçare në Kosovë. Në atë moshë, kur vajza duhet të jetë duke e krijuar imazhin e saj për botën ideale, një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme, me të cilat kjo vajzë, viktima më e fundit e një sulmi seksual, duhet të jetojë përgjithmonë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

“Andaj, i bëj thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të”.

Të ngjashme