Lajme
Ish-presidenti Thaçi e telefonon nënën nga Haga, e uron për ditëlindje
Demokracia
19:03 | 04 Gusht 2021

Share:

Nënë Hyrë, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 84 vjet.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, në një postim të tij në llogarinë e tij në Instagram, ka publikuar një foto ku shihen gjyshërit e tij.

Thaçi përmes këtij postimi, ka bërë të ditur se ish-presidenti e ka telefonuar nënën nga Haga, ku edhe ndodhet në paraburgim.

“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endriti në Instagram./Demokracia.com/

Të ngjashme