Lajme
Ish presidenti serb: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet një marrëveshje
Demokracia
14:26 | 08 Nëntor 2022

Share:

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tadiq ka thënë se Vuçiq një marrëveshje të tillë do ta shes sikur fitore, megjithatë sipas ish-kreut të shtetit serb një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe” në Kosovë.

“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatizim, do ta shohim për çka ishte e tëra. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter

Të ngjashme