Lajme
Ish-presidenti i Shqipërisë: Serbia po armatoset, nuk e di nga kush po frikësohet
Demokracia
13:23 | 11 Qershor 2022

Share:

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu po deklaron se zgjatja pafund e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben stabilitetit rajonal.

Moisiu tha se vet BE duhet t’i vë rregulla shteteve anëtare ndërkohë shtoi se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare është frymëzim për politikanët serbë.

“Bashkimi Evropian duhet t’u vë rregulla shteteve anëtare, është një bashkim vullnetar, ka parimet e veta, por për problemet themelore duhet të kemi mirëkuptim. Sepse janë jo pak, por pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kjo mungesë për mendimin tim është anomali por frymëzuese për politikanët serbë, politikanët rusë, po të shikojmë Lavrov shpeshherë përmend Kosovën, nuk merret vesh nëse e përmend si monedhë shkëmbimi apo si fakt historik, mund të jenë të dyja”, tha ai.

Ai çuditet me armatosjen e Serbisë dhe thotë se nuk nuk e kupton se nga kush po frikësohet ky shtet.

“Shohim Serbia armatoset, armatoset nga Rusia, tani edhe nga Kina, nuk e di tani nga kush trembet, sepse vendet që e rrethojnë janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, pjesa dërrmuese e tyre është në NATO”, tha ai.

Këto deklarata Moisiu i bëri në një konferencë të organizuar nga Federata Universale e Paqes (UPF)

Të ngjashme