Lajme
Ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq nesër në Kosovë
Demokracia
19:40 | 11 Shkurt 2022

Share:

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan “Stipe” Mesiq nesër do të vijë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Kuvendi I Kosovë përmes një njoftimi për medie në të cilin thuhet se, kryekuvendari Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë, përcjell Demokracia.com.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesić”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se takimi do të fillojë në ora 11:00 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme