Edhe pse është 85 vjeç, ish-kryeministri i Italisë dhe pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është ende aktiv sa i përket jetës private në dashuri, të cilën e ka treguar pasditen e së shtunës në tribunat e stadiumit Monza.
Berlusconi e pa drejtpërdrejt klubin e tij, Monza në derbin kundër Pizës nën shoqërinë e bashkëpunëtorit të tij afatgjatë Adrian Galliani dhe festoi golin e hershëm në minutën e 8-të duke marrë një puthje në buzë nga bjondja pranë tij.
Ajo është Marta Fascina, e cila prej dy vitesh është në një lidhje me Don Silvian dhe është 32 vjeç. Ajo është e përfshirë në politikë dhe është deputete që nga viti 2018.
Silvio dhe Marta hynë në një lidhje në mars të vitit 2020 pasi ish-kryeministri e ndërpreu lidhjen e kahershme me Francesca Pascale, e cila në atë kohë ishte 34 vjeç./Demokracia.com/
That moment. #Berlusconi @nonleggerlo pic.twitter.com/VGIYbBgbbq
— Davide Montesanto (@DavMon76) February 19, 2022