Lajme
Ish-presidentët në “dorë” të Vjosa Osmanit, 7 mijë euro tender për sigurime shëndetësore
Demokracia
19:25 | 21 Qershor 2022

Share:

Kosova ka ndërruar gjashtë presidentë deri më tash. Në krye të vendit në periudha të ndryshme kanë qenë: Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi dhe presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani, që aktualisht është presidente e Kosovës, ka vendosur që të “mendojë” pak edhe për paraardhësit e saj, që janë gjallë ende dhe jetojnë në Kosovë.

Presidenca ka dhënë një tender për sigurimin shëndetësore të ish-presidentëve. Ky tender ka vlerën e mbi 7 mijë eurove.

“Shërbime të sigurimeve shëndetësore për ish-Presidentët dhe sigurime shëndetësore në udhëtim. Vlera e përgjithshme e kontratës 7 mijë e 560,00”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

 

Siç është cekur në tender, shërbimet e sigurimeve shëndetësore për ish-presidentët do të jenë për një vit.

“Sigurimi në udhëtim për 1 vit me afat të mbulueshmërisë 30 ditë. Sigurimi në udhëtim për 1 vit me afat të mbulueshmërisë 90 ditë”, thuhet në tender.

Në tenderin që është shpallur në KRPP nuk është treguar shumë se çfarë sigurime do të marrin ish-presidentët, vetëm se këtë tender e ka fituar kompania “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA”.

Kontrata mes tyre dhe Presidencës është nënshkruar ditën e sotme, 21.06.2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024