Sport
Ish-portieri i Valencias sulmon Mourinhon: I paedukatë, nuk nderon futbollin!
Demokracia
15:26 | 01 Qershor 2023

Share:

Roma e trajnerit Jose Mourinho nuk ia doli në finalen e Europa League përballë Sevillas me spanjollët që u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive teksa koha e rregullt dhe ajo shtesë kishin përfunduar në barazimin 1-1. Ishte disfata e parë në një finale europiane për teknikun luzitan që pas ndeshjes, por edhe gjatë saj nuk mundi t’i mbante nervat ndaj arbitrit britanik Anthoni Taylor.

Mourinho theksoi se gjykimi i tij ishte një turp dhe se arbitri anglez në fakt dukej sikur të ishte spanjoll pasi në të gjitha vendimet e tij favorizoi Sevillan. Por, këto fjalë duket se i kanë bërë shumë përshtypje ish-portierit të Valencias, Santiago Canizares i cili e cilëson Mourinhon si një trajner të mirë, por të paedukatë.

“Sevilla është një skuadër që i jep vlera Europa Leagues, askush nuk e do trofeun më shumë se ata. Skuadrat italiane nuk e fitojnë këtë trofe prej kohës së Parmës, dhe nga ana tjetër ekipet spanjolle e vlerësojnë shumë këtë kompeticion. Mourinho është një trajner i madh, por nuk ka edukatë dhe shpirt sportiv.

A ju duket normale që shkoi dhe uroi trajnerin e Sevillas, Mendilibar para se ata të godisnin penalltinë e fundit? Më pas medaljen e argjendtë ia dhuroi një tifozi pasi u shpreh se ai nuk mban medalje të argjendta. Në këtë formë nuk e nderon futbollin. Unë në karrierën time kam shkuar dy herë në finalen e Champions League dhe i kam humbur të dyja, por të tjerët e kanë parë nga shtëpia, ndaj edhe finalja është një arritje”, u shpreh Canizares. /Demokracia.com

Të ngjashme