Lajme
Ish-polici vrau 37 persona në një kopsht fëmijësh në Tajlandë
Demokracia
14:59 | 06 Tetor 2022

Share:

Një ish-polic, ka qëlluar në masë në një kopsht fëmijësh në Tajlandë, më 6 tetor dhe ka vrarë 37 persona.

Më pas, siç raportuan mediat lokale, sulmuesi i armatosur kreu vetëvrasje.

Në mesin e viktimave janë 24 fëmijë, ka thënë policia në një njoftim.

Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme.

Dy vjet më parë, një ushtar i zemëruar, për shkak të një kontesti rreth një marrëveshjeje pronësie, në katër lokacione vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 duke qëlluar armë zjarri. /rel

Të ngjashme