Lajme
Ish-oficeri i ushtrisë britanike po vazhdon dëshminë në gjykimin në rastin Thaçit dhe të tjerëve
Demokracia
10:19 | 14 Shtator 2023

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 25-të (me kodin 03724), Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike po vazhdon dëshminë e tij edhe në seancën e të enjtes.

Ky dëshmitar, ka filluar dëshminë e tij më 13 shtator duke iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe kundër-pyetjeve të ekipit mbrojtës të Selimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e avokatit Geoffrey Roberts në seancë publike.

Ndryshe, gjykatësi Charles Smith ka urdhëruar ZPS-në që deri në fund të ditës së nesërme të paraqesin listën e dëshmitarëve që do të thirren për tri javët në vazhdim.

Të ngjashme